Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit 40-vjeçar për dhunimin e 14-vjeçares në Gjilan.
Lajmin për Paparacin e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë së Gjilanit, Arben Kadriu.
Të hënën, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë të dyshuar për dhunimin e një vajze të mitur.
I njëjti, sipas PK-së, është dërguar në mbajtje për 48 orë. Paparaci ka raportuar mbrëmë se 40-vjeçari dyshohet se e ka dhunuar disa herë gjatë muajit gusht, viktimën 14-vjeçare.
Po ashtu, i dyshuari kishte mohuar akuzat ndaj tij gjatë intervistimit në Prokurori.
Rastin e kishte denoncuar babai i viktimës. Prokuroria dhe Policia janë duke e hetuar rastin.
E mitura në Gjilan dyshohet se u dhunua disa herë në gusht, 40-vjeçari mohon akuzat
