Jori Delli ka qenë padiskutim një nga personazhet më të përfolur të ‘BBV 2’ edhe pse qëndrimi i saj si banore në shtëpinë më të famshme në Shqipëri zgjati shumë pak.
Jo vetëm për hiret e saj trupore, por dhe për lojën gjatë pjesëmarrjes së saj në spektakël, modelja arriti të bëhet kryefjalë e mediave. Jo vetëm brenda shtëpisë së ‘BBV’, por dhe jashtë saj u përfol mjaft.
Mbrëmjen e djeshme ka qenë episodi i fundit i “Kepi i VIP-ave” dhe vëmendje të madhe morën Jori dhe Ronaldo Sharka.
Në mbarim të episodit, Jori dhe Ronaldo janë shprehur se gjatë kësaj eksperience janë miqësuar shumë me njëri-tjetrin dhe janë shumë shokë të mirë. Për këtë Jori dhe Ronaldo i kanë dhuruar një puthje në buzë njëri-tjetrit.
View this post on Instagram
