Të fundit

U raportua se do të jetë pjesë e BBVK-së, flet Valon Syla

Gjatë ditës së sotme, është raportuar se edicioni i dytë i “Big Brother Vip Kosova” do të nis të hënën e 2 tetorit.

Gjithashtu, është raportuar se pjesë e këtij edicioni do të jetë edhe gazetari i njohur Valon Syla.

Në një prononcim për Insajderin, Syla ka njoftuar se e ka refuzuar ftesën për arsye personale dhe i njejti ka zbuluar se ka pasur ftesë edhe në edicionin e parë të BBVK.

“Dy herë më kanë ftuar në Big Brother Kosova edhe edicionin e parë edhe këtë të dytin. Liberta Spahiu ishte personi që kam kontaktuar zakonisht dhe më shpesh”, ka bërë të ditur gazetari Syla.

“Por, pasi i kam konsideruar të gjitha,  jetën personale e private dhe llogaritë profesionale… sidomos privatësinë, jo timen veçanërisht sa privatësinë e të gjithë më të dashurive e të mi, të afërt… pastaj punët që duhet me i lënë, kontratat e deri tashme me i anulu, debatet në T7 dhe median online Metro, mendoj se më shtrejtë më kushton privatisht e profesionalisht se sa që do të mund të përfitoja në ndonjë aspekt”, ka thënë ndër të tjera ai.

“Fama është e rendesishme, por njerzit e tu dhe privatësia e tyre është edhe më e rëndësishme”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci