Trajneri i ekipit spanjoll të futbollit për femra, Jorge Vilda, është shkarkuar pas bujës së puthjes së Rubiales.
Kështu ka raportuar sot “Reuters”. Sipas raportimit, Vilda është shkarkuar pasi përkrahi të parin e futbollit spanjoll në skandalin që shokoi botën.
Rubiales është përballur me kritika të shumta pasi puthi në buzë lojtaren Jenni Hermoso pas fitores 1-0 të Spanjës kundër Anglisë në finalen e 20 gushtit.
Ish-trajneri udhëhoqi Spanjën drejt fitores së Kupës së Botës, kur skuadra e tij mundi Anglinë 1-0 në finale.
Duke iu drejtuar Vildës, Rubiales e quajti atë trajnerin më të mirë në futbollin e femrave dhe i ofroi një kontratë të re katërvjeçare me vlerë 500,000 euro në vit.
Ndryshe nga paraqitje e tij, të shtunën Vilda kishte ndryshuar melodinë e tij, duke lëshuar një deklaratë duke kritikuar Rubiales, por duke mos kërkuar dorëheqjen ose shkarkimin e tij.
