Të fundit

Ismajl Beka foli në Zvicër para se të nisej për Kosovë: “Nëna ime qau kur e mori vesh”

Qendërmbrojtësi kosovar, Ismajl Beka është grumbulluar për herë të parë nga Përfaqësuesja e Kosovës dhe ai mund të debutojë pikërisht ndaj vendit ku është rritur, Zvicrës.

“Nëna ime qau kur e mori vesh”, ka thënë Beka për Blick, duke folur për ndjesinë e grumbullimit me Kosovën.

Të shtunën, Kosova e Zvicra do të përballen në “Fadil Vokrri” në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian.

Për Bekën, por edhe për shumë futbollistë tjerë është një ndjesi e veçantë duke pasur parasysh lidhjen mes dy shteteve.

“Të jesh në gjendje të luash për vendin tënd është një ndjenjë e madhe dhe e papërshkrueshme. Jo vetëm për të personalisht skuadra e parë është diçka e veçantë. Mamaja ime qau kur e mori vesh”, ka thënë Beka për Blick, transmeton Paparaci.

23-vjeçari kosovar muaj më parë ishte pjesë e Ligës së Tretë në Zvicër, por me formën e tij të mirë ai arriti të jetë titullar për Luzernin në Superligë.

Përpos Kosovës, Beka ka mundur të jetë edhe një futbollistë i përzgjedhësit Murat Yakin, por 23-vjeçari ka zgjedhur të luaj për Kosovën.

“Së bashku me familjen time megjithatë vendosa që dua të luaj për Kosovën”, ka thënë ai.

Ndeshja ndaj Zvicrës do të jetë e një ndjesi të veçantë për shkak të afrimitetit mes të dyja vendeve.

“Është loja e jetës sime. Në këto 90 minuta do të kem emocione shumë të veçanta,” thotë ai. Ka gjasa të jetë kështu për një pjesë të madhe të familjes së tij. E gjithë familja ime nga Zvicra po vjen në këtë duel dhe shumë nga të afërmit e mi në Kosovë do të jenë gjithashtu atje. Kjo është vërtet fantastike”, është deklaruar ai.

Përpos Bekës, ndjesinë e njëjtë do ta kenë edhe shumë futbollistët tjerë të cilët përfaqësojnë Zvicrën apo Kosovën.

Lidhur me këtë, Beka ka folur edhe me bashkëlojtarin e tij te Luzerni, Ardon Jasharin, i cili ka zgjedhur ta përfaqësojë Zvicrën.

“Sigurisht që kemi folur për këtë lojë në ditët e fundit dhe kemi bërë shaka se jemi kundërshtarë për një herë”, ka thënë ai.

Beka është një nga 3 mbrojtësit më të mirë kur bëhet fjalë për sqarimin e veprimeve të kundërshtarëve (28) dhe ndërprerjen e krosimeve ose pasimeve (13). Në duelet e fituara u rendit i njëmbëdhjeti.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci