Të fundit

Birra është më e mirë se probiotikët

Në një studim të ri nga Universiteti Mjekësor Dalian në Kinë, studiuesit kanë zbuluar se birra mund të jetë e dobishme për shëndetin e zorrëve dhe se mund të jetë edhe më e mirë se probiotikët.

Ky është një zbulim që kundërshton besimin e përhapur se birra është thjesht një kënaqësi dhe nuk ka përfitime të vërteta shëndetësore.

Bakteret e mira të birrës dhe shëndeti i zorrëve

Studiuesit rishikuan ndërveprimet dhe mekanizmat midis birrës dhe mikrobiomës së zorrëve në rregullimin e imunitetit të trupit.

Hulumtimi sugjeron që bakteret e pranishme në birrë ndihmojnë në përmirësimin e zorrëve dhe sistemit imunitar.

Birra është e pasur me shumë aminoacide esenciale, vitamina, elemente në gjurmë dhe substanca bioaktive, që janë të përfshira në rregullimin e shumë funksioneve fiziologjike të njeriut.

Kur birra konsumohet në moderim, fenolet dhe lëndët ushqyese të tjera që i përmban, fermentohen dhe shpërbëhen nga komuniteti mikrobik që banon në shtresën e jashtme mukozale të zorrëve. Te jo-duhanpirësit e shëndetshëm, birra përmirëson në mënyrë akute parametrat e funksionit dhe strukturës arteriale – vunë në dukje autorët.

Efektet pozitive shëndetësore të birrës

Për më tepër, studimi nxjerr në pah potencialin e birrës si një modulator mikroekologjik për shkak të efekteve pozitive në parandalimin e kancerit, reduktimin e gjendjeve kardiovaskulare dhe modulimin e sindromës metabolike.

Studimet e mëparshme kanë sugjeruar se bakteret e birrës mund t’i parandalojnë sëmundjet e zemrës dhe ta përmirësojnë qarkullimin e gjakut. Një eksperiment vërtetoi zvogëlimin e rrezikut për sëmundjeve të traktit të sipërm respirator për ata që pinë birrë.

“Është raportuar se konsumimi i birrës ka një efekt rregullues në funksione të ndryshme fiziologjike të trupit të njeriut. Konsumimi i moderuar i birrës ndihmon në parandalimin e arteriosklerozës dhe sëmundjeve të zemrës, pengon kancerin dhe përmirëson qarkullimin e gjakut dhe funksionin imunitar”.

“Birra është dëshmuar gjithashtu të ketë efekte antioksiduese dhe anti-plakje, të nxisë prodhimin e estrogjenit, të reduktojë dëmtimin nga rrezatimi dhe të ndihmojë në parandalimin e ndodhive kardiovaskulare”, thonë studiuesit.

Implikimet e studimit për birrën dhe shëndetin e zorrëve

Derisa ky lajm mund të jetë një arsye për të festuar për adhuruesit e birrës në mbarë botën, është e rëndësishme të theksohet se pirja e moderuar është thelbësore. Studimi lidh efektet pozitive me konsumimin e moderuar të birrës. Pirja e tepërt mund të çojë në efekte negative shëndetësore.

“Nëse birra mund të përdoret në të ardhmen si një rregullator mikro-ekologjik apo edhe si një terapi alternative për sëmundjet kronike, si hipertensioni, diabeti dhe obeziteti, është një pyetje që meriton hulumtime të mëtejshme”, pohojnë hulumtuesit.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci