Sulmuesi Mirlind Daku ka qenë shumë i emocionuar në intervistën pas ndeshjes me Çekinë.
Daku shpërdoroi një mundësi të artë për të kaluar në epërsi Shqipërinë, pasi kishte një mundësi të mirë me Nedim Bajrami e Arbnor Mujën të hapur në krahë.
Pas ndeshjes, Daku me lot në sy ka deklaruar se ishte shumë i emocionuar për debutimin e tij.
“Nuk e di jam pa fjalë, kur përfundoi ndeshja isha totalisht i emocionuar që arrita të debutojë me kombëtaren shqiptare Ne udhëtojmë nga 12 orë vetëm për të bërë krenarë popullin tonë, është krenari të shohësh gjithë këtë përkrahje”, ka deklaruar Daku.
Sulmuesi kosovar ka komentuar edhe mundësinë ideale që kishte për të kaluar në epërsinë Shqipërinë.
“Fillimisht mendova të pasoj te Bajrami, por mendova mos është në pozitë jashtë loje, kurse pasimi im te Muja nuk shkoi mirë. Doja vetëm të shënonim gol”, ka thënë ai.
Shqipëria arriti të marrë një pikë ndaj Çekisë pasi mbylli ndeshjen me barazim 1:1.
