Gjatë ditës së sotme, Komuna e Prishtinës përmes faqes zyrtare në Facebook, ka njoftuar se është marrë një vendim i ri nga kryetari Përparim Rama.
Në njoftim thuhet se Rama ka nënshkruar vendimin për ndalimin e dhënies së lejeve ndërtimore për personat që nuk i kanë përmbushur obligimet ndaj komunës
“Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama ka nënshkruar vendimin për ndalimin e dhënies së lejeve ndërtimore dhe lejeve të përdorimit për personat juridik dhe fizik të cilët nuk i kanë përmbushur obligimet ndaj komunës”, thuhet në njoftim.
