Gjërat nuk po shkojnë ashtu siç duhet te Kosova. Pas humbjes së mbrëmshme të Kosovës ndaj Rumanisë me rezultat 2:0, tani janë publikuar disa pamje të tjera, që shpërfaqin pakënaqësitë brenda Përfaqësueses së Kosovës në futboll.
Teksa ndeshja u ndërpre për disa minuta për shkak të gjestit dhe parullës skandaloze të tifozëve rumunë se “Kosova është Serbi”, vëmendje morën edhe futbollisti Edon Zhegrova dhe selektori Primoz Gliha.
Në video shihet se si Gliha e tërheq me forcë prej dore Zhegrovën, të cilin pastaj edhe e qorton.
Sipas pamjeve, Zhegrova arrin ta ruaj gjakftohtësinë. Megjithatë, ai pas ndeshjes u shpreh se Kosova ka probleme të brendshme dhe se për to duhet të flasë ndonjë futbollist më përvoje si kapiteni.
Pasi deklarata e tij u komentua më të madhe, Zhegrova doli me një sqarim, duke u tërhequr nga ajo deklaratë dhe duke thënë se ka dashur të thotë se problemet kanë të bëjnë vetëm me lojën.
