E sollën në mes të tempullit të lirisë, i mbështjellë me flamurin amerikan, senatorit Bob Dole, iu bënë nderime të larta në Capitol Hill, në vendin ku i shërbeu kombit të tij për disa dekada.
Joe Biden ishte i pari që foli për veprimtarinë dhe kontributin e Dole në ndërtimin e demokracisë së Amerikës.
“Ne takohemi këtu në zemër të demokracisë amerikane, për të pritur një hero të asaj demokracie për herë të fundit”, tha Biden.
Ceremonia e mëngjesit pati 100 të ftuar dhe udhëheqës të kongresit, derisa kortezhi i tij i varrimit u nis nga Katedralja Kombëtare në Washington. Atij pritet t’i jepet lamtumira e fundit në vendlindje, në Kansas, me nderime të larta shtetërore.
