Të fundit

Rrahja e tre vjeçarit në çerdhe, reagon Fatmir Spahiu

Aktori i njohur kosovar, Fatmir Spahiu, ka reaguar pas publikimit të videos ku shihet duke u rrahur një fëmijë tre vjeçar në kopshtin shtetëror “Gëzimi ynë” në Fushë Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Spahiu është shprehur se pranimi në Fakultetin e Edukimit duhet të jetë më i vështirë se sa në Fakultetin e Mjeksisë.

“E kam shkruar edhe më herët, po e them prapë. Fakulteti i Edukimit, pra fabrika e mësuesve, pranimi në të, duhet të jetë më i vështirë se në mjeksi”, ka shkruar Spahiu.

Poashtu, aktori ka thënë se në atë kopsht, nuk është lënduar vetëm fëmija i cili shihet duke u keqtrajtuar, por edhe audienca prej mbi 50 fëmijëve, që tenton të diciplinohet përmes rrahjes së njërit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci