Të fundit

Komisioni Hetimor për rezervat shtetërore përkrahet nga 31 deputetë të pushtetit

31 deputetë të shumicës qeverisëse kanë votuar pro themelimit të Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore, pavarësisht prej kundërshtimit të zëshëm të Mimoza Kusari-Lilës, shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së.

Madje, në votimin e nismës së LDK-së për krijimin e Komisionit Hetimor Parlamentar, edhe Kusari-Lila ka votuar pro propozimit.

Në një votim të mbajtur pas një debati të gjatë, 69 deputetë votuan pro themelimit të komisionit parlamentar i cili synon të hetojë dyshimet për keqpërdorimin e rezervave shtetërore.

31 deputetë të pushtetit qeverisës votuan pro, gjashtë abstenuan ndërkaq një, deputeti Dimal Basha, votoi kundër.

“75 deputetë paskan marrë pjesë në votim. Për themelimin e komisionit janë 69 deputetë, kundër një dhe gjashtë abstenime. Konstatoj se kuvendi e themeloi Komisionin Hetimor Parlamentar”, tha kryetari i kuvendit Glauk Konjufca.

Paraprakisht, gjatë debatit në kuvend, partitë opozitare dhe partia në pushtet u përplasën në lidhje me themelimin e komisionit hetimor parlamentar për rezervat shtetërore.

Sipas partive opozitare, nevoja për themelimin e këtij komisioni është e domosdoshme pasi ka dyshime të bazuara për abuzime me rezervat shtetërore, ndërkaq në LVV theksuan se kjo është ndërhyrje në sistemin e drejtësisë, pasi prokuroria veçse është duke hetuar këtë rast.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci