Të fundit

MC Kresha largohet nga klubi kosovar, zbulon arsyet

Reperi MC Kresha përveç muzikës në këtë sezon është kyçur në futbollin kosovar.

Kreshnik Fazliu, në fillimin e këtij sezoni njoftoi për angazhimin e tij te skuadra FC Phoenix – Banjë e cila garon në Ligën e Parë të futbollit kosovar.

Mitrovicasi iu kishte bashkuar trajnerit Gani Sejdiu në stafin e tij pasi ky i fundit ishte emëruar trajner te skuadra e Phoenixit.

Pas disa javësh të zhvilluara trajneri Gani Sejdiu ishte larguar nga skuadra.

Më t’u larguar Gani Sejdiu, skuadra e Phoenix emëroi trajner Faruk Statovcin, e ky i fundit kishte pasur debat të ashpër në vikendin e kaluar me MC Kreshen në një emision sportiv.

Kresha ka konfirmuar se është larguar nga skuadra e FC Phoenix dhe se arsyeja kyresore që kishte shkuar aty ishte Gani Sejdiu.

“Në pamundësi timen të jem atje. Ka pas disa javë që nuk kam shkuar fare. Kur nuk jam fizikisht aty, nuk mund të jem pjesë e skuadrës”, ka thënë ai në Klan Kosova.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci