Dejan Vasiq, avokati i Dushan Maksimoviqit, i arrestuar si i dyshuar i përfshirë në konfliktin e zhvilluar të dielën në Banjskë të Zveçanit, deklaroi para mendiave se ndaj klientit të tij sot është ndërmarrë masa e gjykatës për ndalim prej 30 ditësh.
“Ne ndaj kësaj do të parashtrojmë ankesë, i kemi treguar gjykatës për disa fakte për të cilët konsiderojmë që janë irelevante dhe që tregojnë se bëhet fjalë për diçka që është më shumë keqkuptim se që do të mund të kishte lidhje me veprën penale”, deklaroi Vasiq.
Ai tutje shtoi se Maksimoviqi dje nuk ka qenë në gjendje që të jepte deklaratë dhe se pak ka qenë i shqetësuar për shkak të gjithë asaj që ka ndodhur, por që si avokat i tij do të kërkojë që ai të dëgjohet sa më parë, nëse është e mundur nesër.
Vasiq tutje shtoi se gjykimi është i mbyllur për publikun dhe se për detajet askush nuk është i autorizuar qe të flasë.
Pranë avokatit ishte edhe motra e të arrestuarit, Biljana Maksimoviq, e cila deklaroi se absolutisht është e sigurt që hetimi do ta dëshmojë të vërtetën rreth rastit të vëllait të saj.

