Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë se policia nuk ka pasur qëllim vrasjen e 30 pjesëtarëve të grupit terrorist në Banjskë.
Elshani, në një deklarim për media të mërkurën, ka thënë se qëllimi kryesor i Policisë së Kosovës ka qenë lirimi i territorit në Banjskë nga grupi terrorist.
“Si pjesë të videove që i keni parë, unë nuk kam çfarë të hyjë nëpër to. Unë konsideroj se planifikimi policor ka qenë i mirë. Ne nuk kemi pasur asnjëherë qëllim t’i vrasim 30 veta. Qëllimi ynë ka qenë lirimi i territorit tonë këtu nga grupet kriminale. Ne konsiderojmë se kemi mbërri qëllimin tonë, atë qëllim që e kemi pasur”, ka thënë Elshani.
“Kemi pasur koordinim shumë të mirë me eprorët tanë në qendrën ‘Enver Zymberi’ dhe veprimet pastaj kanë qenë shumë të shpejta”, ka thënë ai.
