Të fundit

Policia jep detaje për eshtrat që u gjetën në Matiçan

Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media, ka njoftuar për gjetjen e eshtrave të një njeriu që dyshohet se i përkasin luftës së vitit 1998/1999.

Në komunikatë thuhet se njeriu që dyshohet se i përkasin eshtrat, figuron në Listën Kombëtare të Personave të Zhdukur me Forcë gjatë periudhës së luftës.

“Pas identifikimit të lokacionit të dyshuar, në vendin e ngjarjes përveç njësive përkatëse policore, kanë dalur edhe Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore, ku pas gërmimit/ekshumimit, janë hasur gjetje eshtrore me interes forenzik që besohet se janë të trupit të njeriut dhe dyshohet se i përkasin periudhës së luftës së fundit”, thuhet në komunikatë.

Tutje, policia ka bërë të ditur se tërheqjen e gjetjeve e ka kryer Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe i ka dërguar në IML për obduksion dhe identifikim.

“Po ashtu pas veprimeve të ndërmarra rreth këtij rasti, për këtë lokacion është lëshuar urdhëresë nga Gjykata Themelore Departamenti Special- Prishtinë dhe ky vend mban Kodin TWE”, thuhet në komunikatë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci