Të fundit

Scholz kërkon përkushtim në betejën me pandemi

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka bërë thirrje për fleksibilitet në marrjen e masave kundër COVID-19.

Ai tha më 12 dhjetor, se në luftën kundër pandemisë së koronavirusit, nuk do të ketë vija të kuqe.

“Duhet vepruar shpejt dhe me vendosmëri. Kjo pandemi na tregoi këtë. Duhet të jemi gjithmonë të gatshëm të rimendojmë nëse rrethanat e kërkojnë një gjë të tillë”, tha ai për gazetën gjermane Bild.

Scholz ka njoftuar se janë krijuar kushtet që në spitalet gjermane të ketë shtretër të kujdesit intensiv, pavarësisht nëse do të ketë numër të madh të pacientëve me COVID-19.

Ai njoftoi po ashtu se janë duke menduar ndalimin e fishekzjarrëve në natën e Vitit të Ri, në mënyrë që të parandalohet fluksi i madh i njerëzve që mund të kërkojnë ndihmë në urgjencë.

Scholz u bëri thirrje qytetarëve që ende nuk janë vaksinuar, të marrin dozat e vaksinës kundër COVID-19.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci