Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar që personat që kanë blerë biletat për ndeshjen Kosovës-Izrael, do të rimbursohen.
Gjatë ditës së sotme, UEFA ka njoftuar se kjo ndeshje do të shtyhet në një afat të pacaktuar, por ka bërë të ditur se me kohë do të njoftojë për datën e re të kësaj ndeshjeje.
Ndeshja ishte paraparë të luhej të hënën e 15 tetorit në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Por, tifozët që kanë blerë biletat për të parë ndeshje Kosovë-Izrael nga afër do të rimbursohen nga Federata e Futbollit të Kosovës.
FFK ka thënë se rimbursimi do të ndodhë brenda shtatë ditësh.
“Pas njoftimit të UEFA-s për shtyrjen për kohë të pacaktuar të ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, në kuadër të Grupit I për kualifikimet Euro 2024, e planifikuar të zhvillohej më 15 tetor në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ për shkak të situatës së krijuar së fundmi në Izrael, ku është shpallur gjendje lufte, FFK informon të gjithë personat të cilët kanë blerë biletat për këtë ndeshje, se mjetet do t’u rimbursohen automatikisht në periudhën kohore brenda 7 ditësh, në llogaritë bankare përmes së cilave i kanë blerë biletat”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
“Në rast se pas 7 ditësh ju nuk i keni pranuar mjetet në llogari, ju lutem kontaktoni në email: [email protected] ose [email protected]”.
