Të fundit

Shqipëria shumë afër Evropianit, “shkatërron” Çekinë

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar fitore me rezultat të thellë ndaj Çekisë, duke përforcuar pozitën e parë në Grupin E, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Shqipëria e nisi furishëm ndeshjen, duke shënuar një supergol me Jasir Asanin, ende pa u bërë 10 minutat e parë të takimit.

Kuqezinjtë patën fat në këtë takim, duke arritur avantazhin edhe në bazë të futbollistëve në fushë pasi sulmuesi i Çekisë u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 40-të pas një topi të prekur me dorë.

Taulant Seferi u përkujdes për t’i sjellë qetësinë tifozëve, duke dyfishuar shifrat në minutën e 51-të të takimit.

Seferi realizoi edhe për rezultatin final të takimit 3:0, në minutën e 73-të pas asistimit të Mirlind Dakut.

Pas kësaj fitoreje, Shqipëria përforcon pozitën e parë me 13 pikë, katër pikë më shumë se Polonia që ndodhet në pozitën e dytë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci