Të fundit

Arrin në 140 numri i të helmuarve në Malishevë

Ka arritur në 140 numri i të helmuarve nga një lokal i ushqimeve të shpejta në Malishevë, ka bërë të ditur drejtori i Qendrës Kryesore Mjekësore Familjare në këtë komunë, Afrim Krasniqi.

Ai ka thënë se gjendja shëndetësore për momentin është jo e mirë.

“Deri në këto momente që po flasim, numri ka arritur deri në 140. Gjendja shëndetësore për momentin është jo e mirë. Nuk mund të themi se është shumë e keqe, por jo e mirë. Për shkak se kanë të vjellura, barkkëqijtë, kanë temperaturë, të gjithë po kërkojmë ndihmë mjekësore. 86 vetëm sot janë paraqitur”, ka thënë ai.

Nga këta të helmuar, 35 pacientë po trajtohen në Spitalin e Prizrenit, ndërsa 12 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ka mbyllur lokalin nga ku dyshohet se u helmuan këta qytetarë. Në një konferencë për media, zëdhënësi i kësaj agjencie, Lamir Thaçi, ka thënë gjatë ditës se “, nga inspektimet që janë bërë në atë lokal është vërejtur që gjendja e përgjithshme teknike, sanitare, higjenike ka qenë në nivelin jo të mirë si dhe janë gjetur produkte pa origjinë”./koha

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci