Ka kaluar afati për evakuimin e spitalit në qytetin e Gazës dhe për largimin e sigurt të palestinezëve në jug, shkruan Sky News.
Shoqata Palestineze e Gjysmëhënës së Kuqe tha se mori një urdhër nga forcat izraelite më herët sot për të evakuuar spitalin e saj Al Quds deri në orën 14:00 (16:00 sipas kohës lokale).
Ata paralajmëruan se spitali nuk mund të evakuohet në mënyrë të sigurt dhe duhet të vazhdojë të kujdeset për të sëmurët dhe të plagosurit.
Afati për “kalimin e sigurt” të palestinezëve përgjatë dy rrugëve kryesore nga Gaza veriore ka skaduar gjithashtu.
