Të fundit

Rama: Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë u mbyll me diskutime të frytshme

Në një konferencë të përbashkët me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidenten e Komisionit të Europës, Ursula Von der Leyen, kryeministri Edi Rama u shpreh falënderues që u zgjodh vendi ynë që të zhvillohej samiti i Procesit të Berlinit.

Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se në samit pati diskutime të frytshme.

‘Jam mirënjohës zotit që kjo ditë të niste me një diell të mrekullueshëm dhe të mbyllej me një fllad. S’do gjeja dot fjalët e duhura për të falënderuar kancelarin i cili ishte kaq i hapur për ta sjellë Procesin e Berlinit në Tiranë. Nuk do të gjeja fjalët e mrekullueshme për të falënderuar presidentet e Komisionit të Europës. Ky është një moment i vështirë për çdo kënd. Nuk duket se gjërat po bëhen me mirë, përfshi frontin e ri të tmerrshëm në konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit. Këto kohë kanë farkëtuar bashkëpunimin tonë, kanë farkëtuar ndjenjën e bashkësisë dhe falë BE-së ajo se çfarë ka ndodhur është shfrytëzuar për të parë më para kundrejt Ballkanit Perëndimor’, tha Rama.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci