Të fundit

Çitaku: I dëmshëm konstatimi i Macron për lidershipin e Kosovës si njerëz të pabesë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se më i dëmshëm është konstatimi i presidentit francez Emanuel Macron se liderët e Kosovës janë “të pabesë” sesa deklarimi për vizat.

Ajo këtë deklarim e ka bërë në debatin dhe konfuzitetin që ka shkaktuar një deklarim i Macron në Tiranë lidhur me vizat për Kosovën.

“Më i dëmshëm është konstatimi i Presidentit Macron për lidershipin e Kosovës si njerëz të pabesë që nuk e mbajnë fjalën, sesa deklarata për viza.”

Ndërkohë ajo e ka cilësuar si skandaloz reagimin e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla.

“Ndërkohë reagimi i Ministres së Jashtme skandaloz.Diplomaci pa krye. Në rënie të lirë.”, ka thënë ajo.

Gërvalla reagon pas deklaratës së Macron për vizat

Gabim i përkthyeses? Deklarata e plotë e Macron për çështjen e vizave

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci