Ministrija e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar lidhur me lirimet me dorëzani të të dyshuarave nga gjykatat në Kosovë.
Haxhiu i ka bërë thirrje Këshillit Gjyqësor të Kosovës të mos lejojë keqpërdorimin e dorëzanisë.
“Të gjithë kriminelët të cilët sulmuan policinë dhe cenuan rendin kushtetues, Gjykata i ka liruar me dorëzani! Si ka nisur kështu, nuk është larg mendsh nëse edhe terroristët e sulmit të 24 shtatorit t’i lirojnë me dorëzani. Kjo veq drejtësi nuk është! E papranueshme.
I bëj thirrje Këshillit Gjyqësor të Kosovës, t’i trajtojë këto raste dhe të mos lejojë keqpërdorimin e dorëzanisë”, thuhet në postimin e ministres Haxhiut.
Së fundmi nga arresti shtëpiak është liruar ish-zyrtari policor i dyshuar për sulm me mjete shpërthyese në zyret e Komisionit Qendror Zgjedhor në Mitrovicë, Dejan Pantiq.
Ai është liruar pasi pagoi dorëzanin me vlerë prej 30 mijë eurove.
