Të fundit

Zyrtare: Jep dorëheqje trajneri i Malishevës, Senad Alirifa

Klubi i futbollit Malisheva ka njoftuar se trajneri aktual i klubit, Senad Alirifa ka dhënë dorëheqje nga posti i tij.

Ai ka dhënë dorëheqje pas rezultateve jo të mira, ani pse klubi ka marrë përgjegjësinë për rezultatet e fundit.

“Trajneri Alirifa ndjeu përgjegjësinë profesionale për të dhënë dorëheqje, edhe pse përgjegjaësia për rezultatet e fundit jo të mira ishte e të gjithë neve në FC Malisheva dhe jo vetëm e tij”, thuhet në postimin e Malishevës.

Drejtimin e skuadrës për ndeshjet në vazhdim do ta marrë asistenit, Qëndrim Kida, i cili vetëm se është zyrtarizuar tashmë.

“Nga sot e tutje, pozitën e kryetrajnerit do ta marr asistenti i parë i skuadrës Qëndrim Kida, i cili edhe zyrtarisht është emëruar kryetrajner në FC Malisheva. Klubi e falenderon trajnerin Alirifa për punën profesionale dhe angazhimin e tij duke i dëshiruar suksese në të ardhmen dhe shëndet të mirë. Po ashtu përgëzojmë trajnerin e ri Kida duke i uruar suksese dhe rezultate positive në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e klubit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci