Të fundit

Ministri Maqedonci mohon se në takim me Mihalin ishte shefi i AKI-së, nuk tregon kush ishte

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka mohuar se në takim me Dejona Mihalin ishte edhe shefi i AKI-së, Petrit Ajeti. Ata u takuan sot në Gërmi, derisa prezent në takim ishte edhe Maqedonci.

Skandali bëhet i madh kur dihet që AKI kishte rekomanduar dëbimin e Mihalit nga Kosova për shkak të rrezikut nacional që ajo paraqiste.

Tash, Ajeti pavarësisht rekomandimit që kishte bërë agjencia që ai drejton, takohet me Mihalin.

Paparaci ka filmuar dhe fotografuar këtë takim i cili ndonëse mund të jetë i rastësishëm, është i paligjshëm.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në një deklaratë për Kallxo.com ka mohuar se në një takim që kishin mbajtur sot bashkë me Dejona Mihalin, ishte edhe shefi i AKI-së, Petrit Ajeti.

Ai ka thënë se takimi ka qenë i rastësishëm por tha se Ajeti nuk ishte prezent aty.

“Jo, rastësisht jemi taku, unë kam qenë me Durimin që e kam djal të dajës dhe një ish- koleg, nuk ka qenë Petriti shefi i AKI-së. Takimi me Dejonën ka qenë i rastësishëm dhe tema e diskutimit ka qenë tërësisht e lire për përditshmëri…Vendi ka kamera të sigurisë dhe kush dëshiron mundet me i shiku e me i marrë”, ka thënë Maqedonci.

Paparaci sot gjatë ditës ka raportuar për takimin e dyshimtë në mes të Dejona Mihalit me shefin e AKI-së, Petrit Ajeti.

https://paparaci.com/375760/takimi-i-dyshimte-i-dejona-mihalit-me-shefin-e-aki-se-petrit-ajeti/?fbclid=IwAR2A2juyJgDNr2I9R6-MxuVE8y6pNOPSLtnvLKc0C5-bSFFnrqeWq0m4qOE

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci