Të fundit

​PDK po zgjerohet në Itali, themelohet nëndega në Firence

Në Firence të Italisë, sot është themeluar nëndega e Partisë Demokratike të Kosovës, ku kryetar u zgjodh Leutrim Sejdiu.

Këtë kuvend zgjedhor e përcollën nga afër nënkryetarja Vlora Çitaku, kryetari i Komisionit për Organizimin e PDK-së nē mërgatë, njëherit deputeti Elmi Reçica, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, deputetja Blerta Deliu – Kodra, kryetari i degës së PDK-së në Itali, Patriot Krasniqi, si dhe anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Sadri Shala.

Reçica, përmes një postimi në Facebook ka falënderuar të gjithë veprimtarët për angazhimin e palodhur në mbajtjen e këtij kuvendi.

“Suksese kryetarit të ri Leutrim Sejdiut, në arritjen e objektivave dhe qëllimeve tona të përbashkëta, në interes të shtetit të Kosovës dhe Mërgatës sonë. Nënkryetar u zgjodh Burim Gashi dhe Sekretare e Përgjithshme, Kosovare Zeqiri”, ka shkruar Reçica.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci