Të fundit

E dashura e re e Bleros e përkrahë publikisht këngëtarin në rrugëtimin e tij në BBVK

Këngëtari i njohur Blero Muharremi kohët e fundit është komentuar mjaft shumë në media sa i përket jetës së tij private.

Pas hyrjes në shtëpinë e “Big Brother Vip Kosova”, Blero bëri një deklaratë mjaft të çuditshme ku tha se është single por shumë i dashuruar.

Disa ditë më parë, gjatë një bisede me Edonën, Blero ka zbuluar se ka një krizë mes tij dhe të dashurës së tij, duke mos zbuluar më shumë detaje rreth saj.

Teksa këngëtari është duke e shijuar këtë eksperiencë të re, duket se e dashura e tij është një nga mbështetësit më të fortë të këngëtarit.

Përmes një Instastory, ajo i ka dedikuar disa fjalë mjaft romantike duke e inkurajuar drejt një rrugëtimi sa më të suksesshëm në BBVK.

“Dashuri, krenaria ime, shpirti i shpirtit tim, ti je gjithmonë fituesi im, çdo ditë, Të dua”, shkroi ajo./Paparaci.com 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci