Të fundit

Miftaraj ‘zbulon’ dënimet të cilat priten të shpallen ndaj Bislimit, Beqës e Lushtakut

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka komentuar akuzën ndaj zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe deputetëve të opozitës, të cilët në korrik të këtij viti janë përfshirë në një përleshje në Kuvend.

Ai ka thënë se sipas aktakuzës ata mund të dënohen me gjobë ose me burgim deri në një vit.

Në profilin e tij në “Facebook”, Miftaraj ka thënë se këto raste zakonisht në fund përfundojnë me dënime me gjobë deri 200 euro.

“Besnik Bislimi, Hajdar Beqa, Bekim Haxhiu dhe Mergim Lushtaku sipas aktakuzës së prokurorise akuzohen për veprën penale Sulmi, e denueshme me gjobë ose me burgim deri në një vit. Zakonisht këto raste nëse vertetohet fajesia në fund përdundojnë me denime me gjobë 200 Euro. Sikurse, nëse katër të akuzuarit pajtohen mund të shkojnë edhe në ndërmjetësim duke i ikur procedurës penale”, ka shkruar Miftaraj.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci