Të fundit

Ky do të jetë buxheti për policinë dhe ushtrinë për vitin e ardhshëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se buxheti për policinë dhe për ushtrinë për vitin 2024 do të jetë më i madh se për vitet paraprake.

Në konferencën për media ku u miratua buxheti për vitin 2024 u bë e ditur se për Ministrinë e Mbrojtjes buxheti do të jetë 153 milionë, ndërsa për Ministrinë e Punëve të Brendshme 216 milionë.

Kurti ka thënë se qeveria e tij po i jep prioritet çështjes së sigurisë në Kosovë.

Vitin e kaluar, me buxhetin e vitit 2023, qeveria kishte ndarë buxhet në vlerë 123 milionë euro për Ministrinë e Mbrojtjes. Me projektligjin e ri, parashihet që rritja e buxhetit për ushtrinë të jetë 30 milionë euro krahasuar me buxhetin e vitit paraprak.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci