Policia e Kosovës po heton një rast të vdekjes në fshatin Opterushë të Rahovecit.
Siç njofton policia në raportin 24-orësh, viktima mashkull është gjetur pa shenja jete.
Sipas dëshmitarëve viktima ishte person me të meta mentale.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes kurse me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
