Sulmuesi argjentinas, Lionel Messi arriti ta fitojë Topin e Artë për të tetën herë, duke u bërë kështu larg futbollisti më i mirë në botë. Por, kjo nuk i ka pëlqyer të gjithëve, veçanërisht rivalit të tij të përjetshëm, Cristiano Ronaldos.
Në përballjen mes Al Nassr e Al Ettifaq, tifozët vendas filluan të brohorisnin “Messi, Messi”, duke acaruar kështu sulmuesi portugez të Al Nassr.
Ronaldo hoqi dorë nga rivënia, duke tundur një gisht të irrituar drejt turmës dhe duke ia bërë me dije që të heshtnin.
Wherever #CristianoRonaldo goes, he can’t escape #Messi.pic.twitter.com/hCG84kwnRW
— Football España (@footballespana_) November 1, 2023
Përpos këtij reagimi, sulmuesi portugez kishte reaguar edhe në rrjetet sociale lidhur me triumfin e Lionel Messit, duke e përqeshur atë.
Ronaldo nuk u nominua për Topin e Artë për herë të parë në 16 vjet, ndërsa për Messin ishte kjo hera e tetë që arrin trofeun e Topit të Artë.
