Të fundit

Nuza i shpëton “VAR”-it, delegohet të ndajë drejtësinë pas katër xhirove

Forma e tij e mirë e titulli si gjyqtari më i mirë në Kosovë nuk i jep përparësi ndaj kolegëve tjerë gjyqtarit Genc Nuza. Madje, për shkak të fatit jo të mirë, Nuza nuk ka ndarë drejtësinë në Superligën e Kosovës për tash e katër xhiro.

Për shkak të formatit të ri të delegimit të gjyqtarëve nga Federata e Futbollit të Kosovës, Nuza nuk ka arritur t’i tregojë aftësitë e tij në fushë.

Gjyqtari më i mirë në Kosovë nuk ka gjykuar asnjë ndeshje futbolli në Superligën e Kosovës që nga java e tetë. Për fat të mirë, Nuza ka pranuar sot delegimin pas katër xhirove jashtë fushës së blertë.

Ai është deleguar për të ndarë drejtësinë në ndeshjen e javës së 13-të të Superligës së Kosovës, në takimin mes Dukagjinit e Dritës që do të zhvillohet të dielën në stadiumin “18 qershori” në Drenas.

Ndeshja e fundit që kishte gjykuar Nuza ishte zhvilluar një muaj më parë, saktësisht më 2 tetor. Nuza kishte ndarë drejtësinë në takimin mes Fushë Kosovës e Prishtinës, që përfundoi me barazim, 2:2.

Që nga 2 tetori, Nuza ishte deleguar vetëm si gjyqtar i katërt, ose në të shumtën e rasteve ai kishte mbetur në kombin e “VAR”-it.

Gjyqtarët kosovarë nuk kanë pranuar asnjëherë të deklarohen lidhur me formën e re të delegimit, ndonëse pas kamerave kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me këtë formë.

Federata e Futbollit e Kosovës është e vetmja federatë që aplikon këtë mënyrë për delegimin e gjyqtarëve.

Madje një formë e tillë e delegimit është e ndaluar me konventën e gjyqtarëve.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci