Të fundit

Nesër protestë edhe FAST Kosova, njësia më kredibile e Policisë së Kosovës

Njësia Speciale Intervenuese (FIT) ka paralajmëruar protestën e radhës. Në protestë do t’i bashkangjitet edhe njësiti special i Policisë së Kosovës, FAST Kosova. Kështu bëjnë të ditur burimet e Paparacit.

Protesta do të mbahet nesër (e martë) duke filluar nga ora 12:00. Paralajmërimi tashmë u është dorëzuar stacionit policor Qendra në Prishtinë.

FAST është njësia më kredibile dhe arreston personat me rrezikshmëri të lartë. Ky njësit përbëhet nga një numër i të rinjve të cilët sipas njohësve janë trajnuar edhe jashtë vendit.

Kjo protestë mbahet për të shprehur pakënaqësitë lidhur me pagën, rrezikshmërinë dhe shtesat tjera.

Kujtojmë që kjo është protesta e dytë. Më 1 nëntor u mbajt protesta e parë para Qeverisë së Kosovës.

Në mbështetje të tyre doli opozita, kurse pozita deklaroi se të njëjtit kanë të ardhura mujore mesatare mbi 2 mijë e 200 eurove gjatë këtij viti, kështu duke shkaktuar reagime të shumta./Paparaci

“Ne e kemi dëshmuar veten më 24 shtator”, protesta paqësore e njësive elitare të Policisë para Qeverisë

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci