Përpos ndryshimeve që bënë gjatë merkatos verore, skuadra e Interit është duke menduar për disa ndryshime edhe gjatë merkatos së janarit.
Zikaltrit larguan disa futbollistë të rëndësishëm, ndërsa tashmë fokusi i tyre është te përforcimet e reja në skuadër.
Njëri ndër përforcimet e mundshme për Interin është edhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani, i cili është produkt i Superligës së Kosovës. Më parë, ai ka luajtur për Ferizajn, Prishtinën dhe Dritën.
Drejtori sportiv i Interit, Ausilio e ka konfirmuar në një prononcim për “Analizë kuqezi”, se ai është takuar me menaxherin e futbollistit derisa ishte në Tiranë.
Sipas “ilromanista.it”, Ausilio po tenton një marrëveshje me kosto të ulët dhe po përgatitet për një ofertë drejt Lecces, që me paraqitjet e fundit të Ramadanit, vlera është rritur, por me më pak se 10 milionë euro klubi milanez do të mund të sigurojë kontratën e tij.
Ramadani është transferuar së fundmi te skuadra e Lecces në Serie A nga Aberden duke dhuruar paraqitje të shkëlqyeshme.
