Të fundit

Kërcënohet me jetë gazetari, reagon AGK

Herolind Ademi, gazetar i KIKS Kosova, emision që transmetohet në Klan Kosova, është kërcënuar me jetë.

Lajmin e ka bërë të ditur Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Sipas AGK-së, gazetari është kërcënuar për shkak të hulumtimit që është duke realizuar për piraterinë e IPTV. Një pjesë e mesazhit shqetësues që e ka publikuar AGK është:

“Haver, vec mbyllunse sakt ta kam adresen pot tregoj veq mbyllun dhe kos dil. Vec pot kallxoj terheku prej meje e mos munperzij se nuk han ma buk. Fol me kon dush pot kallxoj mos mu perzij ne pun te mija qe din me jetu edhe naj dit qikaq di met than pik”.

Rasti bëhet e ditur se është raportuar në polici teksa AGK e ka ftuar policinë që me urgjencë ta trajtojë atë dhe të ndërmarrë të gjitha veprimet për t’i ofruar sigurinë e nevojshme gazetarit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci