Të fundit

Edhe një ‘dështim’, eliminohet përfaqësuesja U-17: Këto janë rezultatet e Arbnor Morinës

Vetëm një fitore e ka arritur Kosova e 17-vjeçarëve në tri ndeshjet kualifikuese për Euro 2024.

Përfaqësuesja U-17 është eliminuar në raundin e parë kualifikues për Kampionatin Evropian “Qipro 2024″, edhe pse të enjten fitoi kundër Ishujve Faroe, të cilët ishin “autsajder” të Grupit 9 në të cilin ndodheshin edhe Anglia dhe Kroacia.

Anglia dhe Kroacia, vendëse në këtë turne kualifikues, ia shënuan Kosovës nëntë gola në dy ndeshje. Ekipi i drejtuar nga Arbnor Morina pësoi pesë gola nga Anglia dhe katër të tjerë nga Kroacia.

Në ndeshjen e fundit, U-17 e Kosovës mposhti Ishujt Faroe me rezultat 3-1, megjithatë tri pikët ishin të pamjaftueshme për të kaluar në raundin e dytë kualifikues që njihet ndryshe si “Elite Round”.

Morina mori drejtimin e Kosovës U-17 në fillim të këtij viti.

Rezultate jo të kënaqshme gjatë këtij viti kanë shënuar edhe ekipet e tjera të grupmoshave, U-19 dhe U-21, të përfaqësueses ‘dardane’. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci