Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy zyra në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë janë kapluar nga zjarri rreth orës 08:00 të mëngjesit.
Lajmin për Paparaci.com e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se nuk ka persona të lënduar, por zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin.
“Sot rreth orës 08:00, është raportuar se në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë , dy zyra janë përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.”, tha policia. /Paparaci.com/
