Dhjetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e shpërthimit të një granate dore në tregun e kafshëve në Prizren.
Shefi i Emergjencës në Prizren, Hekuran Veçgishti ka konfirmuar për Paparacin se janë të lënduar 10 persona ku 5 prej tyre janë duke u dërguar në QKUK.
“10 janë lënduar, prej tyre 5 janë duke u dërguar në QKUK”, tha Veçgishti.
Tutje Veçgishti njoftoi se “të lënduarit kanë lëndime në ekstremitete në gjoks dhe qafë, 3 prej tyre kanë nevojitur konsultat e kirurgut torakal”./Paparaci.com
LEXO EDHE:
