Të fundit

Shtyhet regjistrimi i popullsisë deri në prill

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë.

Kurti njofton se regjistrimi parashihet të fillojë nga 5 prilli deri më 17 maj 2024, siç thotë ai “për të zbatuar parimet e Eurostat”, raporton Paparaci.

“Gjatë javës së kaluar kam përdorur autorizimin tim ligjor për të ndryshuar menaxhmentin e ASK si një hap para për të ngritur efikasitetin e procesit. Letra informuese të cilën e kam pranuar nga ushtruesi i ri i detyrës së drejtorit, Avni Kastrati dëshmon se procesi i regjistrimit nuk është menaxhuar mirë por kësaj radhe është shtuar premtimi që gabimet nga e kaluara nuk do të përsëriten dhe që tashmë janë të qartë sa i përket mësimeve që kanë nxjerrur”.

“Nisur nga kjo e në veçanti për shkak të udhëheqjes së re në ASK propozoj para jush që regjistrimi i popullsisë të shtyhet në periudhën prej 5 prillit deri më 17 maj 2024 për të zbatuar parimet e Eurostat dhe për ti dhënë rast menaxhmentit të ri të tregojë efikasitet në kryerjen e përgjegjësive”, tha Kurti./Paparaci

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci