Të fundit

​Bislimi informon Abbott mbi dialogun: Kosova vazhdon të mbetet konstruktive

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë Nicholas Abbott, me të cilin ka diskutuar mbi situatën e sigurisë në vend, e ku u theksua dhe kontributi i kontingjentit britanik brenda KFOR-it.

Bislimi e informoi diplomatin Abbott dhe mbi takimin e fundit të mbajtur në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve dhe procesin e dialogut.

Ai theksoi se Kosova vazhdon të mbetet konstruktive e aktive në proces, e përkushtuar për normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe për njohje reciproke.

“Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar ndajnë një miqësi e partneritet të fuqishëm”, tha Bislimi duke shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin e mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci