Sulmuesi 32 vjeçar, Pierre-Emerick Aubameyang nuk do të jetë më kapiten i skuadrës së Arsenalit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi duke treguar se shiriti i kapitenit i është hequr për arsye disiplinore.
“Presim që të gjithë lojtarët tanë, në veçanti kapiteni, të punojnë sipas rregullave dhe standardeve për të cilat jemi pajtuar të gjithë”, ka njoftuar Arsenali.
Më parë Arsenali e kishte larguar edhe Granit Xhakën nga pozita e kapitenit.
