Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi priti sot në takim Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger, me të cilin kanë këmbyer informata për të dy shtetet sa i përket situatës epidemiologjike, me theks të posaçëm rreth angazhimit të Ministrisë së Shëndetësisë në vaksinimin kundër Covid-19, dhe mbështetjen që Kosovës i kanë dhënë partnerët ndërkombëtarë në ballafaqimin e pandemisë.
Siç thuhet në njoftim, në këtë drejtim, Latifi ka falënderuar shtetin e Austrisë për mbështetjen konkrete që i ka ofruar sistemit shëndetësor në Kosovë në vazhdimësi.
“Ministri Latifi dhe Ambasadori Weidinger janë pajtuar për fuqizimin e projekteve të përbashkëta në shëndetësi dhe, gjithashtu, kanë theksuar rëndësinë e vaksinimit dhe zbatimin e masave kundër COVID-19 me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik”, thuhet në njoftimin e MSh-së.
