Të fundit

Gërvalla pjesë e ‘Forumit Ndërkombëtar për Paqe dhe Siguri në Afrikë’

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, mori pjesë në hapjen solemne dhe panelin e nivelit të lartë në Forumin Ndërkombëtar për Paqe dhe Siguri, i cili po mbahet në Senegal, ku u diskutua rreth sfidave të sigurisë dhe stabilitetin institucional në Afrikë dhe më gjerë.

Në njoftim për media nga MPJD-ja thuhet se panelistët e parë ishin presidenti Senegalez, Macky Sall, presidenti i Mauritanisë, Mohamed Ould Ghazouani, kryeministri i Guinea-Bissaut, Geraldo João Martins dhe ministri i deleguar në Ministrinë e Jashtme të Japonisë, Iwao Horii.

Në margjina të këtij forumi, ministrja Gërvalla takoi kryeministrin e Republikës së Guinea-Bisaut, Geraldo João Martins, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin mes të dy vendeve.

Takime në kuadër të forumit u zhvilluan edhe me Ministrin e Punëve të Jashtme të Gabonit, z. Regis Onanga M Ndiaye, Ministrin e Mbrojtjes të Gambias,  Seringe Modou Nji dhe përfaqësues të tjerë të shteteve të ndryshme afrikane.

Ministrja Gërvalla është dakorduar për thellim dhe konkretizim të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të dyanshëm.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci