Rita Ora po shijon ditët e qëndrimit në Kosovë ku është dhe e shoqëruar nga partneri i saj, regjisori Taika Waititi, i cili viziton për herë të parë vendlindjen e partneres së tij.
Këngëtarja me famë botërorë ka menduar ta festojë ndryshe ditëlindjen e saj të 33-të. Jo më në vendin ku po jeton por në Prishtinë dhe për këtë arsye presidentja Vjosa Osmani ka organizuar një darkë.
Të pranishëm në këtë darkë, përveç familjareve të artistes ishin edhe shumë artistë dhe fytyra të njohura të showbizit në Kosovë. Një ndër to ishte dhe këngëtarja Dafina Zeqiri e cila mahniti të pranishmit me zërin e saj duke kënduar live.
Pamjet e performancës së këngëtares kanë qarkulluar në rrjetet sociale.
Siç tregojnë pamjet, Dafina para të ftuarve shihet teksa interpreton ‘live’ një prej hiteve të saj “Gurbeti”.
@rudegirldafina #dafinazeqiri #live #liveperformance #gurbeti #lastnight #albanianeagle #happyindependencedayalbania🇦🇱 #birthdaysurprise #ritaora #queens #womnes #powergirls ♬ original sound – Daffye🧿
