Granit Plava, bashkëfshatar i Naim Murselit dyshohet se është personi që ka marrë përsipër ekzekutimin e Liridona Murselit, bashkëshortes së Naim Murselit. Vrasjen, Granit Plava dyshohet ta ketë kryer për llogari të Naim Murselit i cili e ka paguar për ta kryer krimin.
Paparaci.com merr vesh ekskluzivisht se ai tashmë ka pranuar krimin para policëve hetues duke thënë se krimin e ka kryer në këmbim të parave.
Plava është bashkëfshatar i Naim Murselit i cili sot ra në prangat e policisë së Kosovës si i dyshuar që ka paguar vrasjen e gruas së tij.
Paparaci merr vesh se policia e Kosovës ka gjetur armën e vrasjes dhe veturën dhe të gjitha janë siguruar me kamera të sigurisë të vendosura nga policia në lagje në vende të fshehta.
Vrasja dyshohet të jetë kryer me pagesë. Ndërsa siç merr vesh Paparaci, komunikimi i fundit në telefonët e Naim Murselit dhe Granit Plavës ishte mes të dy të arrestuarve.
Ngjarja që tronditi Kosovën ndodhi të mërkurën në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Sipas versionit zyrtar të informacioneve të para, Naim Murseli e kishte përshkruar rastin si grabitje që eskaloi në përdorim armësh.
Më tutje, dyshime të mëdha u ngritën lidhur me tipologjinë e rastit. Tutje, sot Paparaci ekskluzivisht raportoi për arrestimin e Naim Murselit dhe një personi tjetër, tashmë i identifikuar si shtetasi Granit Plava që kanë planifikuar dhe kryer vrasjen e Liridona Murselit.
Motivet e rastit mbeten ende të panjohura deri në sqarimin e tyre të plotë nga organet e sigurisë. /Paparaci.com/
