Të fundit

Çfarë kishte postuar në Facebook Naim Murseli një ditë para se të organizonte vrasjen e gruas së tij?

Naim Murseli tashmë është i dyshuari kryesor për porositjen e vrasjes së gruas së tij, Liridona Murseli dy ditë më parë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Ai dyshohet të ketë paguar Granit Plavën, një bashkëfshatar të tij për ekzekutimin e gruas së tij.

Paparaci.com ka zbuluar sot ekskluzivisht për arrestimin e tij, ndërsa ka nxjerrë gjithashtu detaje tronditëse lidhur me organizimin e vrasjes dhe zbulimin e të dyshuarve, shkruan Paparaci.com.

Tashmë, Granit Plava ka pranuar krimin përpara autoriteteve për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit dhe ka rrëfyer se ka marrë para nga Naim Murseli në këmbim të eliminimit të bashkëshortes së tij.

Një ditë para vrasjes, Naim Murseli në Facebook’un e tij kishte postuar një fotografi me Rita Orën, yllin botëror të muzikës e cila vizitoi Kosovën së fundmi.

Ai gjithashtu kishte shënuar edhe festën e 28 nëntorit në Facebook’un e tij, sikur asgjë e jashtëzakonshme nuk ishte duke ndodhur. /Paparaci.com/

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci