Të fundit

​Arsenal-Wolverhampton, formacionet zyrtare

Sot me fillim nga ora 16:00 stadiumi “Emirates” do të jetë nikoqir i ndeshjes tejet interesante mes Arsenalit dhe Wolverhampton, e vlefshme kjo për xhiron e 14 të Premier Ligës.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në kampionatin anglez, Arsenali mposhti Brentfordin 1:0, kurse Wolves u mposht 3:2 nga Fulhami.

Momentalisht, Arsenali zë vendin e parë në tabelë në kuotën e 30 pikëve, krahas Wolves që renditet në pozitën e 12 me 15 pikë.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin maj të këtij viti, ku asokohe Arsenali e mposhti Wolves 5:0.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Arsenalin nuk do të paraqiten Partey, Smith-Rowe, Timber dhe Vieira, kurse te Wolves mungojnë Hodge, Joao Gomes, Lemina, Neto dhe Ait Nouri.

Formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Arsenal (4-3-3): Raya; Zinchenko, Gabriel, Saliba, Tomiyasu; Trossard, Rice, Odegaard; Martinelli, Jesus, Saka

Wolverhampton (4-4-1-1): Sa; Semedo, Kilman, Dawson, Toti; Hwang, Traore, Doyle, Bueno; Bellegarde; Cunha

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci