Vajza e adoptuar e reperit Eminem ka konfirmuar fejesën me partnerin e saj prej një kohe të gjatë, Matt Moeller .
Në një postim në Instagram të ndarë me ndjekësit, Alaina Marie Scott postoi një fotosesion me Mat ku shihej i ulur në gjunj duke i propozuar për fejesë.
28-vjeçarja gjithashtu ndau me ndjekësit pamje të unazës prej diamanti.

View this post on Instagram
“Ky moment. kjo jetë… po njëqind herë. Të dua”, ka shkruar ajo.
Alaina është vajza biologjike e Dawn, e ish-kunatës së Eminem e cila u adoptua nga reperi Eminem për shkak se nëna e saj kishte probleme me varësinë nga droga.
Dawn më vonë vdiq nga një mbidozë heroine në Parkun Motor City të Detroitit në janar të vitit 2016, në moshën 40-vjeçare.
