Të fundit

PDK: Këto zgjedhje janë për qytetarët e jo për politikanët

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku në një konferencë për media ka thënë se këto zgjedhje janë për qytetarët e jo për politikanët.

Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve me të drejtë vote që të ushtrojnë të drejtën e tyre.

“Këto zgjedhje lokale janë për qytetarët e jo për politikanët. I ftoj të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të dalin dhe të votojnë. Të rinjtë dhe të rejat e Kosovës, të moshuarit, gratë dhe burrat, prindërit tanë me votën e tyre sot do të fuqizojnë demokracinë”, tha Çitaku.

Çitaku shtoi se mbi 8 mijë aktivistë të PDK-së janë të angazhuar në këto zgjedhje.

“Mbi 8 mijë aktivistë të PDK-së po na japin të dhëna inkurajuese dhe vlerësime pozitive. Shpresoj që do të kemi një ditë të mirë, ku demokracia do të jetë fituesi i këtyre zgjedhjeve”, tha Çitaku.

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci